Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastërtia” më 26.11.2014 mbajti mbledhjen e rregulltë. Mbledhja kishte për rend dite:
- Hapja e mbledhjes;
- Mungesat dhe arsyet e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve;
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Raporti i Auditimit të jashtëm dhe të Brendëshëm;
- Shqyrtimi i Rregullores për funkionimin e punës dhe sigurimi i kushteve optimale për anëtarët e Bordit të Drejtorëve;
- Raporti i përgjithëshëm i Kryeshefit Ekzekutiv;
- Të ndryshme;
Mledhja e Bordit u hap nga kryesuesi në të cilën ishin të pranishëm të gjithë pjesëmarrësit e paraparë ,të cilët miratuan procesverbalin e mbledhjes së kaluar.
Në mbledhje u miratua pa kundershtime Raporti I Auditorit të jashtëm dhe të Brenshëm.
Pika e pestë e rendit të ditës rreth Rregullores së funksionimit të punës dhe sigurimi I kushteve optimale për anëtarët e Bordit u diskutua mjaftë gjatë dhe mbeti që të shqyrtohet dhe të plotësohet në mbledhjen e ardhëshme .
Raporti I përgjithëshëm I Kryeshefit Ekzekutiv kishte të bënte më shumë rreth takimeve të tij të mbajtura ndërmjet dy mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve të cilat ishin me interes për kompaninë tonë ,që vlenë të ceken disa prej tyre:
-Takimi me përfaqsuesit e Garkos .Ku u diskutua fillimi I punës I kësaj kompanie për ndarjen dhe riciklimin e mbeturinave.
-Punëtoria e mbajtur në Pejë “Kostoja dhe çmimet e shërbimeve të MMN(Menagjimi I Mbeturinave të Ngurta)”
Kryeshefi Ekzekutiv informoi të pranishmit edhe me aktivitete e tjera të kompanisë të cilat u kryen gjatë periudhës ndërmejt mbledhjes së kaluar dhe mbledhjes së tanishme të Bordit të Drejtorëve :
-Furnizimi I Kompanisë me një kamion të mundësuar nga Grandi Qeveritar.
-Hapja e pikave të reja të shitjes (Arkave ).
-Riparimi iI kulmit të objektit të Njësisë së Kaçanikut .
-Funksionalizimi I dy kamionëve për dimër.
Mbledhja përfundoi me diskutimet për pregaditjet qe bëhen nga kompania jonë për Festën e Flamurit .