Takimi i Bordit të Drejtorëve

Takimi i Bordit të Drejtorëve

Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastërtia” më 28.08.2014 mbajti mbledhjen e rregullt. Mbledhja kishte për rend dite:

  1. Hapja e mbledhjes;
  2. Mungesat dhe arsyet e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve;
  3. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  4. Raport – konstatim i gjendjes në KRM “Pastërtia”më 31.07.2014;
  5. Raporti i Komisionit për Auditim të Brendshëm të kompanisë;
  6. Informatë nga Kryeshefi Ekzekutiv rreth gjendjes në kompani;
  7. Të ndryshme.

Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z.Ilmi Statovci. Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Bordit.

Raportin i cili paraqet gjendjen e kompanisë më datë 31.07.2014 e paraqiti Zyrtari Financiar z.Fatmir Zymeri. Në këtë raport është bërë një prerje e gjendjes së përgjithëshme pas ndryshimeve në menagjmentin e kompanisë. Të dhënat e prezantuara janë nxjerrë nga sektorët relevant duke përfshi: të dhënat financiare, të dhënat në lidhje me stafin e kompanisë, të dhënat nga fusha operative, nga fusha e prokurimeve,etj., si dhe janë dhënë disa rekomandime të cilat i paraqiti Kryeshefi Ekzekutiv.

Raporti i auditorit të brendshëm u prezantua nga Kryetari i Komisionit të Auditimit z.Ferid Bilalli, i cili theksoi se ky raport paraqet gjendjen dhe procedurat e ndjekura nga menagjmenti i kompanisë për periudhën kohore 2013/2014, deri më 01.05.2014.

Kryeshefi Ekzekutiv z.Dugagjin Etemi prezantoi një informatë rreth aktiviteteve të filluara që nga marrja e kësaj detyre, vështirësitë me të cilat ballafaqohet kompania si dhe mundësitë se si të dilet nga kjo gjendje e rëndë në të cilën ndodhet aktualisht kompania. Kjo informatë iu dorëzua anëtarëve të Bordit edhe në formë të shkruar. Lidhur me ankandin për shitjen e pajisjeve dhe gjësendeve të tjera të cilat janë jashtë përdorimit për një kohë të gjatë Bordi i Drejtorëve vendosi që të bëhët shitja e tyre. Po ashtu Bordi i Drejtorëve vendosi që të aprovohet kërkesa për bashkëpunim me “Al Group” sh.p.k., kompani e cila merret me mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave.

 

Në fund të kësaj mbledhje u kërkua mobilizim i shtuar i stafit të kompanisë për funksionim sa më të mirë dhe efikas të saj, për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet kompania.