Ndonjë Pyetje ? info@pastertia.com
+383 (0) 290 325 025

Vetëm edhe tri javë deri në fund të afatit për faljen e borxheve

Kompania Regjioanele e Mbeturinave “Pastërtia” rikujton klientët se vazhdojnë me proceduarat e faljes së borxheve, bazuar në Ligjin për faljen e borxheve.

KRM “Pastërtia”, fton të gjithë klientët përfitues që të paraqiten në zyrën për klientë dhe të përfitojnë nga falja, pasi kjo do të zgjasë vetëm deri në fund të muajit gusht, gjegjësisht vetëm edhe tri javë të këtij muaji.

Gjithashtu njoftojmë  të gjithë ata klientë të cilët kanë lidhur marrëveshje për falje të borxhit me kompaninë, dhe nuk i janë përmbajtur marrëveshjes për pagesë të kësteve mujore, sipas Ligjit ne kemi filluar që të iu rikthejmë borxhin e mëparshëm, konsumatorëve që nuk i kanë paguar këstet mbi 2 muaj.

Prandaj, luten klientët që ti përmbahen marrëveshjeve të lidhura me KRM “Pastërtia”.

 

KRM “Pastërtia” poashtu apelon tek klientët për për respektim të orarit të hudhjes së mbeturinave, sikurse edhe lokacionet ku janë dedikuar apo ku makineria e kompanisë vepron dhe I merr ato.

Ndryshe, borxhet që klientët I kanë kësaj kompanie nga viti 2003 e sëkëndejmi arrijnë shifrën në mbi 5.5 milion euro, në të tri komunat ku vepron KRM “Pastërtia”, si Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime.

Comments are closed.