08.09.2014 – Ftese per ofertim
FTESË PËR OFERTIM PËR SHITJE TË AUTOMJETEVE TE VJETRA DHE PAISJEVE TJERA: Oferta ne Gjuhen Shqipe Oferta ne Gjuhen Angleze
Takimi i Bordit të Drejtorëve
Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastërtia” më 28.08.2014 mbajti mbledhjen e rregullt. Mbledhja kishte për rend dite: Hapja e mbledhjes; Mungesat dhe arsyet e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve; Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Raport – konstatim i gjendjes në KRM “Pastërtia”më 31.07.2014; Raporti i Komisionit për Auditim të Brendshëm të kompanisë; Informatë nga Kryeshefi Ekzekutiv rreth gjendjes në kompani; Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z.Ilmi Statovci. Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Bordit. Raportin i cili paraqet gjendjen e kompanisë më datë 31.07.2014 e paraqiti Zyrtari Financiar z.Fatmir Zymeri. Në këtë raport është bërë një prerje e gjendjes së përgjithëshme pas ndryshimeve në menagjmentin e kompanisë. Të dhënat e prezantuara janë nxjerrë nga sektorët relevant duke përfshi: të dhënat financiare, të dhënat në lidhje me stafin e kompanisë, të dhënat nga fusha operative, nga fusha e prokurimeve,etj., si dhe…
Mbledhja e radhes ne mes te KRM Pastertia dhe Shoqates PAMKOS
Sot me datën 28.03.2014 Shoqata “ Pamkos “ mbajti mbledhjen e rregulltë në lokalet e K.r.m”Pastërtia” sh.a. Hapja e mbledhjes u bë nga Kryesuesi Gazmend Bytyçi , në këtë takim morrën pjesë përfaqësues nga të gjitha kompanitë regjionale të mbeturinave nga e gjithë Kosova. Takimi pati për qëllim që kompanitë regjionale të kenë lehtësira dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e shumta të cilat jane thuajse të përbashketa për të gjitha kompanitë . U diskutua për projektin e përbashkët për kompostimin e mbeturinave. Rreth këtij projekti foli përfasuesi I Prizerenit pasi që në kompaninë e tyre është praktikuar ky projekt. Projekti I kompostimit ndikon në zvoglimin e sasisë së mbeturinave. Faturimi I shërbimeve është një temë në vete e cila u diskutua mjaft gjatë nga të pranishmit si dhe mbetet problem kryesor I cili preokupon çdo kompani të mbeturinave . Mbrojta e mjedisit është detyrë parësore e çdo qytetari të …