KRM “Pastërtia” do të kujdeset edhe 1 vit për higjienën publike të Shtimes

KRM “Pastërtia” do të kujdeset edhe 1 vit për higjienën publike të Shtimes

Komuna e Shtimes vazhdon edhe për një vit kontratën me Kompaninë Regjionale për Mbeturina  “Pastërtia”, gjegjësisht me njësinë operativë në këtë komunë. Sipas kësaj kontrate KRM “Pastërtia”, obligohet që për 12 muajt e ardhshëm t’I ofrojë kësaj komune shërbime cilësore në mirëmbajtjen e higjienës publike në rreth 50 rrugë e rrugica, trotuaret, mirëmbatjen e parqeve, shesheve dhe objekteve përkujtimore, sikur edhe pastrimin e lumit Shtimjanja nga mbeturinat e amvisërisë.

Sipas kësaj kontrate Njësia Operative e KRM “Pastërtia” në Shtime, gjatë muajve të sezonit dimëror  do të obligohet që të mirëmbajë rrugët dhe rrugicat duke e hequr borën, akullin dhe t’I kryposë ato.

Kontrata 12 mujore për të gjitha këto shërbime të ofruara nga KRM “Pastërtia” në komunën e Shtimes, është në vlerë prej 42 mijë euro.