Ndonjë Pyetje ? info@pastertia.com
+383 (0) 290 325 025

KONKURS PËR PUNË – Njësia në Kaçanik

Duke u bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, Neni 8.1, Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nr. 07/2017 dhe Rregulloren mbi Sistematizimin e Punëve dhe  Detyrave të Punës të KRM Pastërtia ShA Ferizaj, Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastërtia ShA Ferizaj, shpallë:

K O N K U R S

Për vende të punës:

Nr. i referencës se pozitave të punës:

  • Një (1) Vozitës me kategorin ”C”                                          Nr. 1 – 1862                                                  
  • Dy (2) Rojtar                                                                           Nr. 2 – 1862
  • Një (1) Inkasant                                                                      Nr. 3 – 1862                                                                                    
  • Një (1) Punëtorë Fizik                                                            Nr. 4 – 1862                                                                   

Përgjegjësi mbikqyrëse: Jo

Raportimi: Udhëheqësve të lëmive përkatës

Orari i plotë i punës: Po

Kohëzgjatja e emërimit, Periudha e punës 1 vjeçare me mundësi vazhdimi

Koeficientet: Në harmoni me politikat zhvillimore të Kompanisë

Vendi i punës: Kaçanik

Dokumentet e nevojshme:

  • Aplikacionin për punsim;
  • CV-ja (Biografia) ;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Dëshmia për kualifikim;
  • Dëshminë që nuk është nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj.

Përshkrimi i vendit të punës dhe përvoja e punës:

Voziës me kategorin ”C”:

Sipas urdhëresës së punës drejton automjetin dhe kujdeset për rregullësinë dhe pastërtinë e tij. Është përgjegjës për vozitje të sigurtë dhe për kryerjen me kohë, efikase dhe kualitative të shërbimeve në bartjen e mbeturinave, larjen e rrugëve etj.Në rastin kur e përfundon terenin, sipas urdhëresës së udhëheqësit angazhohet në teren tjetër. Pra daljes në teren merr urdhëresën e punës në të cilën evidenton punët e kryera, vërejtjet mbi pengesat dhe defektet në automjete dhe të njejtën e kthen te udhëheqësi i tij. Vendos letrën e re të tahografit ndërsa letrën paraprake e kthen te udhëheqësi brenda 12 orëve. Ka për obligim që në letrën e  tahografit  të shënojë emrin e tij, numrin e rexhistrimit të automjetit, datën,kilometrat fillestare dhe përfundimtare.

Dëshmia për kualifikim: Diplomën e Shkollës së Mesme.

Kualifikimi: Të posedoj patentshofer me kategori ”C”.

Rojtar:

Kujdeset për ruajtjen e pasurisë-objekteve dhe mjeteve themelore të Ndërmarrjes. Bënë shikimin e rregullt të objekteve dhe lokacionit në të cilin është i caktuar sipas orarit mujor. Në rast të shpërthimit të zjarrit, ndërmerr masat për shuarjen dhe lajmërimin e tij. Roja në drejtori dhe njësit punuese rvidenton dhe ndalon çasjen e personave të panjohur në lokacionet ku nuk lejohet sjellja e personave të panjohur. Mban evidencën në librin e rojës për ndërrimin e tij. Roja në drejtori dhe njësit punuese evidenton dhe kontrollon hyrjen dhe daljen e automjeteve dhe personave në oborrin e Ndërmarrjes. Roja në Deponi kujdeset për ruajtjen e pasurisë dhe kryen punë tjera sipas nevojave të paraqitura në lokacionin e deponisë së mbeturinave.

Dëshmia për kualifikim: Diplomën e Shkollës së Mesme.

Inkasant:

Bënë inkasimin e mjeteve në bazë të faturave me të cilat ngarkohet materialisht, bënë zbulimin- regjistrimin me kohë të sipërfaqeve të reja dhe të paregjistruara dhe përcjell ndryshimet apo ndërrimet e sipërfaqeve dhe ndryshimet tjera të nevojshme në sektorin e amvisëris respektivisht komercial duke e nojftuar Shërbimin e faturimit.

Kualifikimi: Diplomën e Shkollës së Mesme.

Punëtor Fizik:

Kryen të gjitha punët në mbledhjen dhe ngarkimin e mbeturinave, është përgjegjës për përdorimin e kujdesshëm të kantonierëve, zbrazjen e tyre dhe pastrimin e lokacionit rreth tyre, respekton orarin e punës pastron rrugët, trotuarët dhe sipërfaqet tjera, bënë zbrazjen e shportave, në sezonën e dimrit bënë pastrimin e rrugëve nga bora dhe akulli, shpërndarjen e kripës.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aplikacioni mund të merret në zyret e KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj,  Rr.“Enver Topalli” Nr.47 Ferizaj, ku edhe bëhet dorëzimi i Aplikacionit së bashku me dokumantacionin e kërkuar në zarf të mbyllur, apo mund të shkarkohet edhe në web-faqen e Kompanisë: www.pastertia.com.

Afati i konkursit për aplikim është i hapur 16 ditë kalendarik nga dita e publikimit në web-faqen e Kompanisë si dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 08.04.2021 deri 23.04.2021 në orën 15:00.

Për informata shtesë mund të kontaktoni numrin e tel. 0290/325-025..

Comments are closed.