Category Archives: Fillimi

Në vazhdën e përkrahjes së punëtorëve të KRM “Pastërtia”, është bashkangjitur edhe rrobaqepsia “Arta” në Shtime, e cila ka dhuruar 100 maska mbrotjëse, për njësinë e kompanisë në atë komunë. Njerëz të vullnetit të mirë, të cilët janë krah punëtorëve që edhe në kohë pandemie tregojnë zemërgjerësinë e tyre sikur edhe mirënjohje, për punën që bëhet edhe në kohë të vështira. KRM “Pastërtia”, falënderon përzemërsisht të gjithë ata që po ndihmojnë, derisa zotohet se do të kryej detyrat me përgjegjësi të lartë, përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet. Gjithashtu, përsërisim apelin tonë që të respektohet orari dhe lokacioni I caktuar për grumbullimin e mbeturinave, në mënyrë që së bashku ta ruajm mjedisin dhe shëndetin tonë, sidomos në këtë kohë pandemie. #Rri n’shpi, ne nuk mundemi ju po!

Në këtë kohë të vështirë për gjithë qytetarët sikur edhe për KRM “Pastërtia”, njerëz të vullnetit të mirë, vazhdojnë të na qëndrojnë pran. Sot, Fondacioni “Dr. Sami Spahiu”, vizitoi kompaninë tonë me ç’rast dhuroi maska dhe doreza për punëtorët të cilët janë në detyrë, përkundër kushteve të rënduara në këtë pandemi. KRM “Pastërtia”, I është mirënjohëse këtij fondacioni, sikur edhe të gjithë atyre që kanë shprehur gatishmëri, që bashkërisht të luftojmë një të keqe që ka goditur gjithë globin. #Rri n’shpi, ju mundeni ne jo!

KRM “Pastërtia” në Ferizaj, krahas punëve të përditshme në bartjen e mbeturinave vazhdon edhe me aktivitetin e larjës dhe dezinfektimin e rrugëve në në qytetin tonë. Punëtorët e kompanisë, janë në krye të detyrës për të siguruar një ambient të pastër, prandaj apelojmë tek qytetarët të respektojnë orarin dhe të zgjedhin lokacionin për grumbullimin e mbeturinave. Gjithashtu ripërsërim apelin që mjetet mbrojtëse nga virusi Koronoa, ti mbështjellin mirë në mënyrë që të mos rrezikojnë punëtorët, që edhe në këtë kohë nuk ndalen. E gjitha kjo po bëhet me qëllim të minimizimit të përhapjës së pandemisë Covid-19. Së bashku ta kemi një ambient më të pastër! #Rrinshpi, ju mundeni, Ne jo!

As bora gjatë pandemisë nuk e ndalë punën e KRM ”Pastërtia” Përkundër që kushtet atmosferike kanë ndryshuar, ato nuk e ndalin punën e KRM “Pastërtia”. Më meritorët, punëtorët e oprativave në të tri njësitë tona janë në terren për të kryer shërbimet,  anipse kushtet amtosferike edhe në kohë pandemie, po e vështirësojnë punën e tyre. KRM ”Pastërtia”, ka vendosur që të qëndrojë sa më afër qytetarëve edhe në këto ditë të vështira, prandaj ekipet tona janë në terren duke punuar.  Lusim klientët dhe gjithë qytetarët, që ta kenë parasyshë mesazhin tonë të para disa ditëve, për t’mos hudhur pa vend dhe pa I izoluar mirë maskat, dorzat dhe të tjera pajisje që i përdorin për mbrojtje nga COVID-19. Mendoni për ata, të cilët po ju qëndrojnë afër edhe në këto ditë. #Rrinshpi, ju mundeni, Ne jo #Papanikë por me #kujdes të shtuar.

Klient të nderuar, KRM “Pastërtia” ju nofton se pagesat për shërbimet tona, mund t’i bëni përmes pikave të “WESTERN UNION”, ose edhe në pikat e arkëtimit siç janë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Naim Beka”, në rrugën Vëllezit Gërvalla”, si dhe në zyrat e objektit të kompanisë, në rrugën “Enver Topalli”. Ky njoftim bëhet, pasi gjatë ditëve të fundit, ka pasur klient të cilët janë paraqitur në zyrat tona për ta bërë pagesën e faturës dhe shlyerjen e borxheve që kanë ndaj KRM “Pastërtia”.

Klient të dashur, KRM “Pastërtia”, do të kryej shërbime edhe në këtë situatë të “jashtëzakonshme” që është krijuar në vend nga Pandemia. Operativa e kësaj kompanie, do të jetë në terren në të tri komunat ku operon si Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, për të kryer shërbimet, gjithëherë duke pasur parasysh oraret që duhet t’I respektoni. Kreu I këtij institucioni, Dukagjin Hetemi, ka kërkuar edhe zyrtarisht bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjegjësisht I ka dërguar emrat e punëtorëve të cilët janë në terren gjatë këtyre ditëve, kur edhe janë shtuar masat për mbrojtje nga COVID-19. #rriNshpi, Ne nuk mundemi, ju PO!

Këngëtari dhe humanisti i mirënjohur ferizajas, Labinot Tahiri, ka dhuruar sot 600 maska për kompaninë regjionale të mbeturinave “Pastërtia”. Tahirin e priti kryeshefi i kësaj kompanie, Dukagjin Hetemi, i cili e falënderoi përzemërsiht për   kontributin e tij, që në këto ditë të vështira i qëndron afër punëtorëve të KRM “Pastërtia”, të cilët janë në terren edhe në këto ditë vështira. Kujtojmë se Labinot Tahiri, përveç që është një humanist i mirënjohur, ai gjithashtu është një nga figurat publike të estradës, që shpesh organizon aktivitete për mbrojtje të ambientit.

Kompania Regjionale e Mbeturinava “Pastërtia”,  përmes pastrimit të rrugëve kryesore dhe sheshit të qytetit të Ferizajt, po jep kontributin e saj, për të mbajtur pastërtinë dhe për të ruajtur mjedisin. Përveç larjes së rrugëve dhe sheshit, është përdorur edhe preparate për të dezifektuar këto pjesë të qytetit tonë, në mënyrë që të ruhet sa më mirë shëndeti publik. KRM “Pastërtia”, i bën thirrje gjithë klientëve të saj, të kenë kujdes të shtuar me mbeturinat, gjegjësisht maskat, rrobat dhe gjësendet e përdorura të cilat janë përdorur si preventivë për COVID-19, të mbështjellen mirë, që të mos rrezikojnë shëndetin e punëtorëve të kompanisë, të cilët po kryejnë shërbime edhe në këtë gjendje emergjente.

Komisioni për shqyrtimin e dokumenteve për pozitën e Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në KRM „Pastërtia“ Sh. A. Ferizaj, me datë 09.03.2020, ka bërë shqyrtimin e dokumenteve të aplikantëve dhe ka anuluar Konkursin e Rishpallur Nr. 475, për pozitën Zëvendës Kryshef Ekzekutiv. Konkursi i lartëpërmendur është anuluar duke u bazuar në nënin 6, parafrafi 5, nënparagrafi 5.1 i Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.

Numri i referencës së pozitës së punës: 957/20 Titulli i pozitës: Zyrtar përAuditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj. Raportimi: Komisionit për Auditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj. Pozita: Zyrtar përAuditim të Brendshëm emërohet nga Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat tre vjeçar. Koeficienti: Kompensimin e Zyrtarit përAuditim të Brendshëm e përcakton Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj. Vendi i Punës: KRM ”Pastërtia” Sh.A.  Rr. ”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj. Detyrat dhe përgjegjësit Përpilimi i procedurave të auditimit, planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transakcionet e kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të kompanisë të bazuar në legjislacionin e aplikueshëm. Auditimi i planeve të investimeve dhe financave të kompanisë, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor. Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkon ligji.…

Read more

30/117