Konkurs

Konkurs

Mbështetur në nenin 8, 10 paragrafi 2.2 të Ligjit të Punës Nr.03/L-121, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe në bazë të Vendimit të Komisionit Përzgjedhës nr.2659, Kryeshefi Ekzekutiv i KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, Ri-shpallë:

K O N K U R S
Për vende të punës:
Nr. i referencës se pozitave të punës:

  • Një (1) Kontroll Tereni Nr. 1- 4721

Përgjegjësi mbikqyrëse: Jo
Raportimi: Udhëheqësve të lëmive përkatës
Orari i plotë i punës: Po
Kohëzgjatja e emërimit, Periudha e punës 1 vjeçare me mundësi vazhdimi
Koeficientet: Në harmoni me politikat zhvillimore të Kompanisë
Vendi i punës: Ferizaj, Kaçanik

Dokumentet e nevojshme:
• CV-ja (Biografia) ;
• Aplikacionin për punsim;
• Kopja e letërnjoftimit;
• Dëshminë që nuk është nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj.

Përshkrimi i vendit të punës dhe përvoja e punës:
Kontroll Tereni:
Kontrollon tërë zonën e shërbimit.Në rast të moskryerjes efikase të punëve nga ana e punëtorëve në teren, konstaton me përgjegjësit e drejtëpërdrejtë të Operativës në mënyrë që të evitohen dobësitë eventuale.Merr vërejtjet eventuale nga klientët dhe dhe të njejtet i paraqet te kompetentët e kompanisë.Kryen punët dhe detyrat e punës sipas urdhëresës së udhëheqësit të drejtëpërdrejtë dhe Kryeshefit Ekzekutiv.
Dëshmia për kualifikim: Diplomën e Shkollës së Mesme.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Aplikacioni mund të merret në zyret e KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, Rr.“Enver Topalli” Nr.47 Ferizaj, ku edhe bëhet dorëzimi i Aplikacionit së bashku me dokumantacionin e kërkuar në zarf të mbyllur, apo mund të shkarkohet edhe në web-faqen e Kompanisë: www.pastertia.com.
Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë kalendarik nga dita e publikimit në ëeb-faqen e Kompanisë si dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 29.12.2020 deri më 15.01.2021 në orën 15:00.
Për informata shtesë mund të kontaktoni numrin e tel. 0290/325-025.