Duke u bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, Neni 8.1, Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nr. 07/2017 dhe Rregulloren mbi Sistematizimin e Punëve dhe Detyrave të Punës të KRM Pastërtia ShA Ferizaj, Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastërtia ShA Ferizaj, shpallë:
K O N K U R S
Për vende të punës:
Nr. i referencës se pozitave të punës:
- Një (1) Vozitës me kategorin ”C” Nr. 1 – 1862
- Dy (2) Rojtar Nr. 2 – 1862
- Një (1) Inkasant Nr. 3 – 1862
- Një (1) Punëtorë Fizik Nr. 4 – 1862
Përgjegjësi mbikqyrëse: Jo
Raportimi: Udhëheqësve të lëmive përkatës
Orari i plotë i punës: Po
Kohëzgjatja e emërimit, Periudha e punës 1 vjeçare me mundësi vazhdimi
Koeficientet: Në harmoni me politikat zhvillimore të Kompanisë
Vendi i punës: Kaçanik
Dokumentet e nevojshme:
- Aplikacionin për punsim;
- CV-ja (Biografia) ;
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Dëshmia për kualifikim;
- Dëshminë që nuk është nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj.
Përshkrimi i vendit të punës dhe përvoja e punës:
Voziës me kategorin ”C”:
Sipas urdhëresës së punës drejton automjetin dhe kujdeset për rregullësinë dhe pastërtinë e tij. Është përgjegjës për vozitje të sigurtë dhe për kryerjen me kohë, efikase dhe kualitative të shërbimeve në bartjen e mbeturinave, larjen e rrugëve etj.Në rastin kur e përfundon terenin, sipas urdhëresës së udhëheqësit angazhohet në teren tjetër. Pra daljes në teren merr urdhëresën e punës në të cilën evidenton punët e kryera, vërejtjet mbi pengesat dhe defektet në automjete dhe të njejtën e kthen te udhëheqësi i tij. Vendos letrën e re të tahografit ndërsa letrën paraprake e kthen te udhëheqësi brenda 12 orëve. Ka për obligim që në letrën e tahografit të shënojë emrin e tij, numrin e rexhistrimit të automjetit, datën,kilometrat fillestare dhe përfundimtare.
Dëshmia për kualifikim: Diplomën e Shkollës së Mesme.
Kualifikimi: Të posedoj patentshofer me kategori ”C”.
Rojtar:
Kujdeset për ruajtjen e pasurisë-objekteve dhe mjeteve themelore të Ndërmarrjes. Bënë shikimin e rregullt të objekteve dhe lokacionit në të cilin është i caktuar sipas orarit mujor. Në rast të shpërthimit të zjarrit, ndërmerr masat për shuarjen dhe lajmërimin e tij. Roja në drejtori dhe njësit punuese rvidenton dhe ndalon çasjen e personave të panjohur në lokacionet ku nuk lejohet sjellja e personave të panjohur. Mban evidencën në librin e rojës për ndërrimin e tij. Roja në drejtori dhe njësit punuese evidenton dhe kontrollon hyrjen dhe daljen e automjeteve dhe personave në oborrin e Ndërmarrjes. Roja në Deponi kujdeset për ruajtjen e pasurisë dhe kryen punë tjera sipas nevojave të paraqitura në lokacionin e deponisë së mbeturinave.
Dëshmia për kualifikim: Diplomën e Shkollës së Mesme.
Inkasant:
Bënë inkasimin e mjeteve në bazë të faturave me të cilat ngarkohet materialisht, bënë zbulimin- regjistrimin me kohë të sipërfaqeve të reja dhe të paregjistruara dhe përcjell ndryshimet apo ndërrimet e sipërfaqeve dhe ndryshimet tjera të nevojshme në sektorin e amvisëris respektivisht komercial duke e nojftuar Shërbimin e faturimit.
Kualifikimi: Diplomën e Shkollës së Mesme.
Punëtor Fizik:
Kryen të gjitha punët në mbledhjen dhe ngarkimin e mbeturinave, është përgjegjës për përdorimin e kujdesshëm të kantonierëve, zbrazjen e tyre dhe pastrimin e lokacionit rreth tyre, respekton orarin e punës pastron rrugët, trotuarët dhe sipërfaqet tjera, bënë zbrazjen e shportave, në sezonën e dimrit bënë pastrimin e rrugëve nga bora dhe akulli, shpërndarjen e kripës.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Aplikacioni mund të merret në zyret e KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, Rr.“Enver Topalli” Nr.47 Ferizaj, ku edhe bëhet dorëzimi i Aplikacionit së bashku me dokumantacionin e kërkuar në zarf të mbyllur, apo mund të shkarkohet edhe në web-faqen e Kompanisë: www.pastertia.com.
Afati i konkursit për aplikim është i hapur 16 ditë kalendarik nga dita e publikimit në web-faqen e Kompanisë si dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 08.04.2021 deri 23.04.2021 në orën 15:00.
Për informata shtesë mund të kontaktoni numrin e tel. 0290/325-025..