KRM-të në nivel Kosove përmes protestës kërkuan përfshirje në Pakon Emergjente të Qeverisë

KRM-të në nivel Kosove përmes protestës kërkuan përfshirje në Pakon Emergjente të Qeverisë

Kompanitë Ragjionale te largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave në nivel te Kosovës si: KRM “Pastërtia”, Sh.A-Ferizaj, KRM”Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, KRM “Ambienti”, Sh.A-Pejë, KRM “Çabrati”, Sh.A-Gjakovë, “Ekoregjioni”, Sh.A-Prizren, KRM “Uniteti”, Sh.A-Mitrovicë, sot me dt.08.05.2020 mbajtën një protestë paqësorë brenda ambientit te oborrit te Kompanisë “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, për mospërfshirjen e këtyre kompanive ne Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikes se Kosovës.

Protesta e KRM-ve në Prishtë, me kërkesën për përfshirje në Pakon Emergjente të Qeverisë

Protesta u përfaqësua nga 6 kompanitë publike me ekipë përcjellëse dhe kryeshefat ekzekutiv nën monitorimin e Policisë se Kosovës, e cila protestë u mbajt si shenjë paknaqësie ne lidhje me Vendimet e Qeverisë se Republikes se Kosovës në mospërfshirjen e punëtorëve te kompanive te grumbullimit dhe largimit te mbeturinave ne nivel te Kosoves në Pakon Emergjente Financiare, te cilët nuk e meritojnë te anashkalohen.

Gjatë protestës përfaqësuesit e kompanive te menaxhimit te mbeturinave ne nivel te Kosovës treguan për problemet financiare me te cilat po ballafaqohen këto kompani, po ashtu u tregua se KRM “Ambienti” , Sh.A-Pejë dhe KRM “Pastërtia”, Sh.A-Ferizaj në këtë muaj nuk kanë arritur që punëtorëve te tyre t’u sigurojnë paga, kjo sepse niveli i inkasimit te fatures se mbeturinave është në rënie si rezultat i kufizimit te qarkullimit te qytetarëve si mase parandaluese e virusit Covid 19.

Po ashtu, kompanitë për menaxhimin e mbeturinave ne nivel te Kosovës paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk gjejnë përkrahje do të vazhdojnë me protesta me te ashpra sepse këta punëtor ne nje te ardhme shumë te aferme rrezikohen te mbesin pa paga, dhe pastaj si rezultat i kësaj do te rrezikoheshim nga ndonjë epidemi tjetër nga mos kryerja e shërbimit te largimit dhe grumbullit te mbeturinave.