Monthly Archives: April 2020

Komisinoi rekrutues për shqyrtimin e konkursit Nr-975 ka anuluar konkursin e datës 12.03.2020, për pozitën Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, pasiqë për konkursin e larpërmendur nuk është pranuar asnjë aplikacion, respektivisht asnjë kandidat nuk ka aplikuar në këtë konkurs. Andaj duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin public u vendos sin ë dispozitiv të këtij vendimi. Gjithashtu, Komisioni i Audimit (Komisioni Vlerësues), për shkak të situatës së krijuar me pademinë  COVID – 19, rishpalljen e Konkursit për pozitën e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm në KRM “Pastërtia” Sh.A.Ferizaj, e shtyen deri në krijimin e kushteve që mundësojnë zhvillimin normal të procedurave të Konkursit të bazuar në ligi.

Në vazhdën e përkrahjes së punëtorëve të KRM “Pastërtia”, është bashkangjitur edhe rrobaqepsia “Arta” në Shtime, e cila ka dhuruar 100 maska mbrotjëse, për njësinë e kompanisë në atë komunë. Njerëz të vullnetit të mirë, të cilët janë krah punëtorëve që edhe në kohë pandemie tregojnë zemërgjerësinë e tyre sikur edhe mirënjohje, për punën që bëhet edhe në kohë të vështira. KRM “Pastërtia”, falënderon përzemërsisht të gjithë ata që po ndihmojnë, derisa zotohet se do të kryej detyrat me përgjegjësi të lartë, përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet. Gjithashtu, përsërisim apelin tonë që të respektohet orari dhe lokacioni I caktuar për grumbullimin e mbeturinave, në mënyrë që së bashku ta ruajm mjedisin dhe shëndetin tonë, sidomos në këtë kohë pandemie. #Rri n’shpi, ne nuk mundemi ju po!

Në këtë kohë të vështirë për gjithë qytetarët sikur edhe për KRM “Pastërtia”, njerëz të vullnetit të mirë, vazhdojnë të na qëndrojnë pran. Sot, Fondacioni “Dr. Sami Spahiu”, vizitoi kompaninë tonë me ç’rast dhuroi maska dhe doreza për punëtorët të cilët janë në detyrë, përkundër kushteve të rënduara në këtë pandemi. KRM “Pastërtia”, I është mirënjohëse këtij fondacioni, sikur edhe të gjithë atyre që kanë shprehur gatishmëri, që bashkërisht të luftojmë një të keqe që ka goditur gjithë globin. #Rri n’shpi, ju mundeni ne jo!

KRM “Pastërtia” në Ferizaj, krahas punëve të përditshme në bartjen e mbeturinave vazhdon edhe me aktivitetin e larjës dhe dezinfektimin e rrugëve në në qytetin tonë. Punëtorët e kompanisë, janë në krye të detyrës për të siguruar një ambient të pastër, prandaj apelojmë tek qytetarët të respektojnë orarin dhe të zgjedhin lokacionin për grumbullimin e mbeturinave. Gjithashtu ripërsërim apelin që mjetet mbrojtëse nga virusi Koronoa, ti mbështjellin mirë në mënyrë që të mos rrezikojnë punëtorët, që edhe në këtë kohë nuk ndalen. E gjitha kjo po bëhet me qëllim të minimizimit të përhapjës së pandemisë Covid-19. Së bashku ta kemi një ambient më të pastër! #Rrinshpi, ju mundeni, Ne jo!

As bora gjatë pandemisë nuk e ndalë punën e KRM ”Pastërtia” Përkundër që kushtet atmosferike kanë ndryshuar, ato nuk e ndalin punën e KRM “Pastërtia”. Më meritorët, punëtorët e oprativave në të tri njësitë tona janë në terren për të kryer shërbimet,  anipse kushtet amtosferike edhe në kohë pandemie, po e vështirësojnë punën e tyre. KRM ”Pastërtia”, ka vendosur që të qëndrojë sa më afër qytetarëve edhe në këto ditë të vështira, prandaj ekipet tona janë në terren duke punuar.  Lusim klientët dhe gjithë qytetarët, që ta kenë parasyshë mesazhin tonë të para disa ditëve, për t’mos hudhur pa vend dhe pa I izoluar mirë maskat, dorzat dhe të tjera pajisje që i përdorin për mbrojtje nga COVID-19. Mendoni për ata, të cilët po ju qëndrojnë afër edhe në këto ditë. #Rrinshpi, ju mundeni, Ne jo #Papanikë por me #kujdes të shtuar.

9/9