Monthly Archives: February 2019

NJOFTIM N KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, ju njofton se do të filloj procedurat përmbarimore përmes përmbaruesve privat ndaj amvisërive dhe bizneseve të cilët nuk i kanë kryer pagesat ndaj KRM Pastërtia Sh.A. Ferizaj. Pastërtia do të filloj dërgimin e lëndëve tek përmbaruesit privat për klientët e sajë të Komunave Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, të cilët nuk i kanë kryer obligimet (pagesat) lidhur me shërbimet e kryera për grumbullim dhe bartje të mbeturinave. Përmes këtij njoftimi edhe njëherë ju bëjmë thirrje qytetarëve (amvisërive dhe bizneseve) të cilët kanë obligime ndaj Kompanisë Pastërtia dhe ata të cilët kanë arritur marrëveshje paraprake me KRM Pastertia për shlyerjen e borxheve dhe të njejtit nuk kanë bërë pagesat me rregull, sipas kontratës I lusim që ti kryejnë obligimet financiare sa më parë që të jetë e mundur, në të kundërtën do të përballen me procedura përmbarimore. Kompania falenderon të gjithë klientet për bashkëpunimin. Me respekt,…

Read more

2/2