Falë një donacioni komunal nga ana e komunës së Ferizajt, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka pranuar një mijë kontejnerë plastik për mbeturina.
Këta kontejner 120 litërsh për mbeturina, kanë për qëllim edhe selektimin e mbturinave sipar përbërjes së tyre, ku do të ndahet çelqi, letra dhe mbetjet ushqimore.
Kontejnerët janë me tri ngjyrë, 600 prej të cilëve më ngjyrë të zezë, 200 më ngjyrë të verdhë dhe 200 më ngjyrë të gjelbërt.
Përfituesit e parë të këtyre kontejnereve do të jenë institucionet publike, siç janë: Gjykata, Prokuroria, Policia, institucionet shkollore, spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt.
Shpërndarja e këtyre kontejnerëve pritet të nisë gjatë javës së ardhme, në bashkpunim me komunën.