Monthly Archives: June 2017

Të respektuar klientë dhe gjithë ju besimtar të konfesionit islam në regjionin e Ferizajt, urime festa e Fitër Bajramit. Kompania Regjionale e Mbeturinave duke ju dëshiruar gjithë të mirat për këtë festë dhe shumë të tjera, gjithashtu uron që Zoti i madhërishëm të ketë pranuar agjërimin e të gjithë atyre që iu përkushtuan besimit me devotshmëri gjatë muajit të bekuar të ramzanit. Paqja, mëshira dhe solidariteti qoftë pëherë në mesin tuaj. Me respekt, Menaxhmenti i KRM Pastërtia

Njoftohen të gjithë banorët dhe pronarët e bizneseve në Rr. ”Hamzë Jashari” se orari bartjes së mbeturinave është nga ora 6:30 deri më 7:00 në mëngjes, kurse në mbrëmje nga ora 21:00 deri më 22:00. Sherbimi i grumbullimit dhe bartjes së mbeturinave do të bëhet para lokaleve dhe banesave. Kontejneri i cili gjendet mbrapa ndërtesës së komunës do të largohet pasi që paraqet rrëzik nga ndezja e mbeturinave. MBETURINAT DUHET TË DEPONOHEN NË THASË TË NAJLONIT. Faleminderit për mirëkuptim.

3/3