Monthly Archives: April 2017

  Njoftohen të gjithë klientët, se KRM “PASTËRTIA” Sh.A. Ferizaj, me njësitë e saja në Kaçanik dhe Shtime,  me rastin e festës shtetërore (Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve) me datë 01.05.2017 (E Hënë) nuk do të punohet, përveç ekipës kujdestare të  Operativës dhe punëtorët e Sigurimit. Ekipa kujdestare në Ferizaj, atë ditë do të operojë vetëm në dy rrugët kryesore të qytetit, gjegjësisht në rrugën ”Ahmet Kaçiku” dhe ”12 Qershori, sipas orarit të ditëve të vikendit për këto dy rrugë.   Njësia Operative e Shtimes gjithashtu do të ketë të angazhuar vetëm një ekipë kujdestare, e cila do të pastrojë vetëm qendrën e qytetit.   Ndërkaq, Njësia Operative e Kaçanikut do të operojë me orarë të plotë. KRM “Pastërtia”, ju uron të gjithë punëtorëve 1 MAJ-in!    

Pastërtia  bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës”   Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Tokës, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” në bashkpunim me komunën e Ferizajt, MMPH-në, FSK-në dhe Kompaninë Lokale “Ambienti”, ndërmorën sot disa aksione për të sensibilizuar mbrojtjen e mjedisit. Pastrimi I hekurdhurës, largimi i deponive ilegale të mbeturinave, mbjellja e drunjëve dhe luleve e karakterizoi sot shënimin e ditës së planetit tonë.     KRM “Pastërtia”, me një aksion të veçant dhe me ndihmën e disa institucioneve ka shënuar 22 prillin, Dita Botërore e Tokës,  për të ngritur vetëdijen e qytetarit për mbrojtje të mjedisit në Ferizaj. Me këtë rast, kompania ka bashkëpunuar ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komunën e Ferizajt, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kompaninë lokale “Ambienti” dhe Shoqatën “Pamkos”. Gjatë këtij aksioni “Pastërtia” përveç që ishte angazhuar në pastrimin e hapësirës së hekurudhës…

Read more

  Njoftohen të gjithë klientët e KRM “Pastërtia”,  të cilët gjenden në Rr. “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, se pas fillimit të punimeve për rregullimin e sheshit të qytetit, kompania jonë e ka të pamundur të operojë në atë pjesë. Prandaj i njoftojmë klientët se grumbullimin e  mbeturinave, tash e tutje duhet ta bëjnë në Rr. ”12 Qershori” dhe  Rr. ”Hamëz Jashari” Ferizaj. Faleminderit për mirëkuptim.                                                                                                                                                                                                                   

3/3