Në Sojevë të Ferizajt largohen deponitë e egra

Në Sojevë të Ferizajt largohen deponitë e egra

 

 

 

Aksioni për një Kosovë të pastër sot në Ferizaj  ka vazhduar me largimin e deponive të egra në fshatin Sojevë të Ferizajt.13509730_10206426658057113_1141379071_o

Ky aksion i cili është kryer nga KRM “Pastërtia” në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe GIZ-in gjerman,  për të larguar deponi të egra të krijuara në pjesë të ndryshme të  fshatit.

Banorët e Sojevës edhe më parë  kanë marr aksione për largimin e deponive të egra,  por  ato sërish po krijohen nga  pakujdesia e banorëve të këtij fshati.

“Kjo është deponia e radhës  e cila po largohet në kuadër të projektit “Gara e Kosovës për Mjedis të Pastër”. Aksioni është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe GIZ-in. Ne, do të vazhdojmë të jemi në teren derisa të krijojmë një ambient të pastër, ndërsa në kuadër të garës për pastrimin e Kosovës do të synojm që të jemi të parët. Nëse fitojmë këtë çmim do të rriten mundësitë, që me mjetet e fituara të krijohen kushte më të mira për mirëmbajtje”, tha Arbër Ibrahimi, zëdhënës I KRM “ Pastërtia”

13509578_10206426658697129_229976868_oAksionin në fjalë e ka përshëndetur edhe këshilltari në Asmablenë Komunale nga ky fshat.

“Falëndërojmë kompaninë, GiZ-in dhe udhëheqjen e fshatit për këtë iniciativë, për pastrimin dhe largimin e deponive të egra, në mënyrë që të krijohen kushte e të kemi një ambient më të pastër. Shpresoj që qytetarët pas largimit të këtyre deponive, do të jenë ata të cilët do të kujdesen që ta mbajnë këtë ambient të paster”, tha Shpejtim Sojeva, këshilltar komunal në Ferizaj.

Këshilltari Sojeva, tha se ka propozuar që edhe kuvendi komunal  të marrë një vendim  që të krijohen  kushte për  kompaninë “Pastërtia”, për të përballuar vëllimin e punës.

 

“Kam propozuar edhe në Asamblenë Komunale që kjo kompani,  për faktin se është Publike të ketë edhe një ndihmë  nga komuna në inkasimin e mjeteve, pasi ngecja në këtë drejtim po shkakton edhe problem në mirëmbajtjen dhe punën e kësaj kompanie. Kam propozuar që interesi I përgjithshëm të vehet para atij individual, si dhe komuna të  ndihmoj në inkasimin e borxheve të kësaj kompanie të cilat janë shumë të mëdha nga ana e qytetarëve dhe bizneseve”, tha Sojeva.

 

Në këtë aksion  të pastrimit të deponive ishte edhe përfaqësuesi I GIZ-it,  Sherif Ademi, i cili ka faklënderuar kompaninë “Pastërtia” dhe udhëheqjen Komunale për gatishmërinë dhe bashkëpunimin që e ofron, për të pasur një ambient më të pastër.

“Falenderojm drejtorin e “Pastërtia” por edhe kryetarin e Komunes Muharrem Svarqa,  që kanë shprehur gatishmeri ta përkrahin këtë aksion dhe falë kësaj edhe po shihen rezultatet. Jemi duke punuar që pastërtia të jetë në rend të parë si dhe të krijohet një shprehi në ruajtjen e ambientit”, tha Sherif Ademi, përfaqësuaes i GIZ-it.

Perfaqësues të GIZ-it apelojnë te përfaqësuesit e fshatrave të cilat kanë deponi të egra, të bëjnë kërkesë tek zyrat e GiZ-it, që të hyjnë në projektin e pastrimit të këtyre deponive.