Kompania Regjionale për Mbeturina “Pastërtia”, është duke shpërndarë paralajmrimet e fundit për klientet me borxhe të mëdha , se do të përfundojnë në përmbarim.
Borxhet e grumbulluara të klientëve të kompanisë kalojnë shumën e mbi 3 milion eurove, prandaj si masë për të mbledhur këto borxhe, “Pastërtia” ju ofron klientëve edhe lehtësira. Por për të qenë pjesë e lehtësirave klienti duhet t’I përmbahet kushteve që përcakton Ligji mbi fjaljen e borxheve Nr.05/L-043 dhe kompania, përmes formës së riprogramimit.
Klientët që mund të përfitojnë nga ligji i lartëcekur, janë ata që merren vesh me kompaninë për ripogramim të borxhit, pas vitit 2008, ndërsa pë rata që nuk e përfillin këtë marrëveshje, kompania është e detyrurar që të mbledhë mjetet përmes përmbaruesit privat.