Vazhdon degradimi I mjedisit nga mbeturinat të cilat qytetarët I hudhin pavend (Foto)

Vazhdon degradimi I mjedisit nga mbeturinat të cilat qytetarët I hudhin pavend (Foto)

12Pas vrojtimit të terrenit, gjegjësisht të disa pjesëve të qytetit të Ferizaj, në shumë rrugë e qoshe janë vërejtur shumë mbeturina të cilat ishin hudhur pasi ishin bartur ato në orarin e caktuar. Përveç mos respektimit të orarit, qytetarët hudhin mbeturina edhe në vendet publike, madje në disa raste edhe përkundër kontejnerëve të zbrazur, mbeturinat hudhen jashtë tyre, krejt në afërsi.

Ekipet e KRM “Pastërtia”, janë duke e kryer punën e tyre në terren gjatë ditës dhe natës, por qyteti vazhdon të kundërmojë dhe të jetë I papastër, krejt kjo për faj të disa qytetarëve të cilët janë të papërgjegjshëm në pagesa dhe të pandërgjegjshëm për të respektuar sëpaku vendin e caktuar ku hudhen mbeturinat.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, apelon tek qytetarët që të shlyejn borxhet për shërbimet që ajo I kryen, si dhe të mos kërcënojnë inkasantët të cilët vetëm kryejnë detyrën e tyre.

Në disa raste përveç sulmeve verbale, qytetarët që kanë borxhe të cilëve u hiqet bërlloku paradere, kërcënjnë inkasatët dhe nuk duan të japin llogari. Prandaj “pastërtia”, është e detyruar që në disa vende, klintëve të papërgjegjshëm edhe të mos ua marre mbeturinat.

Më poshtë, publikojmë disa foto në të cilat përshkruhet më mirë se si hudhen mbeturinat.

1 2 3 5 6 7 48 9 10 11 13

14 15 16 17