Nesër i gjithë vendi për ta bërë Kosovën vend më të pastër!

Nesër i gjithë vendi për ta bërë Kosovën vend më të pastër!

Aksionit të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” për ta pastruar mjedisin nesër, do ti bashkohet edhe Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” me të tri njësitë e saja që operojnë në rajonin e Ferizajt.
Aksioni do të nisë nesër në orën 10, prandaj KRM “Pastërtia” u bën thirrje të gjithë qytetarëve, grupeve të vullnetarëve, institucioneve, studentëve, nxënësve, bizneseve dhe të gjithë atyre që e duan vendin tonë të pastër, t’i bashkohen iniciativës së nesërme.
Kompania do të shpërndajë edhe materialet e nevojshme të cilat do t’ua lehtësojnë punën e gjithë atyre që angazhohen që qyteteve Ferizaj, Shtime e Kaçanik t’ia japin një pamje të merituar me mjedis të pastër.
Ndyrshe secili qytetar, grup apo institucion I cili angazhohet në pastrimin e mjedisit mund të dërgojë foto për t’I publikuar në uebfaqen e kompanisë si dhe në faqen e facebook-ut, për të promovuar angazhimin e tyre dhe për të inkurajuar të tjerët që të veprojnë ngjashëm.