Mijëra paralajmërime e qindra lëndë në përmbarues nga KRM “Pastërtia”

Mijëra paralajmërime e qindra lëndë në përmbarues nga KRM “Pastërtia”

Kompania Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, me tri njësitë operative të saja në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, ka paralajmruar mbi dy mijë klientë të vetë se do të nisë procedurë përmbarimore, ndërsa mbi dy qind prej tyre kanë përfunduar në përmbarues privat.

 

Ekipe të kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, janë çdo ditë në terren, për të shpërndarë paralajmrimet e fundit para urdhërit për përmbarim, përshkak të borxheve të shumëta të klientëve ndaj kompanisë.14954367_10207377243821163_1664980067_o

Procedurës së përmbarimit I kanë shpëtuar ata klient të cilën kanë arritur marrëveshje me KRM “Pastërtia”, për riprogramim të borxhit, në mënyrë që pagesat të bëhen me këste. Sipas zyrtarëve të kompanisë, target të deritashëm kanë qenë bizneset të cilat edhe kanë borxhet më të mëdha, ndërkaq janë ato të cilët kontestojnë më së shumti borxhet e tyre. Pas çdo paralajmërimi, pala ka një afat shtatë ditor për të bërë marrëveshje me kompaninë, ndërsa ata të cilët nuk I përgjigjen brenda këtij afati, ndaj tyre do të inicohet procedura përmbarimore.

Ditëve të fundit KRM “Pastërtia”, ka shpërndarë paralajmrime të shumëta edhe tek klientët e amvisërisë, të cilët janë në numër të madh që kanë borxhe ndaj kompanisë.

Zyrtarët thonë se janë duke paralajmruar çdo klient I cili ka një borxh më të madh se 100 euro, që për një amvisëri do të thotë se nuk ka paguar për më tepër se një vit ë gjysmë.

15033691_10207421262601605_1321432443_n

Bëhet e ditur se deri në fund të vitit do të shpërndahen edhe qindra paralajmrime të tjera dhe në rast të mos përgjigjes nga klientët, pritet në nisen procedurat përmbarimore.

Kjo formë e veprimit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e inkasimit të borxheve por, gjithashtu ka ndikuar edhe në vetëdijësimin e pagesave me rregull të faturave.

Megjithate sipas KRM “Pastërtia” borxhi I klientëve ndaj saj mbetet ende I madh, gjegjësisht kalon shumën milionëshe, prandaj u bëhet thirrje gjithë klientëve që të shlyejnë borxhet e tyre për shërbime që I kryen kjo kompani në të tri komunat e regjionit të Ferizajt.