MBLEDHJA E PËRGJITHSHME E AKSIONARËVE ME BORDIN E DREJTORËVE TË KRM ”PASTËRTIA”SH.A. FERIZAJ

MBLEDHJA E PËRGJITHSHME E AKSIONARËVE ME BORDIN E DREJTORËVE TË KRM ”PASTËRTIA”SH.A. FERIZAJ

Data: 18.06.2018

Me datë 18.06.2018 është mbajtur Mbledhjen e Përgjithshme të Aksionarëve së bashku me Bordin e Drejtorëve të KRM “Patsërtia” Sh.A. Ferizaj, e hapi kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z.Skender Hyseni, ku pas paraqitjes së Raportit për punën njëvjeqare të Bordit, mbledhja vazhdoi me agjendën e paraparë për këtë mbledhje.

Pikat kryesore ku edhe patë më së shumti diskutime ishin Raportin Vjetor të Punës për vitin 2017 dhe Raportin e Auditorit të Jashtëm për vitin 2017.

Dy Raportet u votuan unanimisht nga të gjithë Anëtarët e Komisioneve Komunale të Aksionarëve nga Komunat Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, ku gjatë mbledhjes u dhanë sugjerime dhe propozime për çështjet të caktuara të Kompanisë me qëllimit të përmirësimit të gjendjes, Anëtarët e Komisioneve Komunale të Aksionarëve ishin të kënaqur me ecurine e zhvilllimeve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kompania.