Category Archives: perSllajder

[pdf-embedder url=”https://pastertia.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Njoftim-Zyrtar-per-Klient.pdf”]

[pdf-embedder url=”https://pastertia.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Njoftim-Zyrtar-per-Informim-1.pdf” title=”Njoftim-Zyrtar-per-Informim”]

[pdf-embedder url=”https://pastertia.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Njoftim-Saldues.pdf”]

Data: 18.06.2018 Me datë 18.06.2018 është mbajtur Mbledhjen e Përgjithshme të Aksionarëve së bashku me Bordin e Drejtorëve të KRM “Patsërtia” Sh.A. Ferizaj, e hapi kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z.Skender Hyseni, ku pas paraqitjes së Raportit për punën njëvjeqare të Bordit, mbledhja vazhdoi me agjendën e paraparë për këtë mbledhje. Pikat kryesore ku edhe patë më së shumti diskutime ishin Raportin Vjetor të Punës për vitin 2017 dhe Raportin e Auditorit të Jashtëm për vitin 2017. Dy Raportet u votuan unanimisht nga të gjithë Anëtarët e Komisioneve Komunale të Aksionarëve nga Komunat Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, ku gjatë mbledhjes u dhanë sugjerime dhe propozime për çështjet të caktuara të Kompanisë me qëllimit të përmirësimit të gjendjes, Anëtarët e Komisioneve Komunale të Aksionarëve ishin të kënaqur me ecurine e zhvilllimeve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kompania.

      Ekipet e KRM “Pastërtia” në Ferizaj kanë bërë largimin e një deponie të krijuar me       mbetje shtazore në fshatin Doganaj të Ferizajt. KRM “Pastërtia”, apelon edhe njëher tek qytetarët që të jenë më vigjelnt dhe më të     ndërgjegjshëm, në mënyrë që të mos e degradojnë mjedisin.  

Të nderuar klientë të kompanisë sonë, me respektin dhe kënaqësinë më të madhe që në emër të institucioni jonë ju uron festën e Kurban Bajramit, juve dhe gjithë qytetarëve të besimit islam të Republikës së Kosovës. Të dashur qytetarë, Festa e Kurban Bajramit na bashkon dhe ofron mes vete, shton respektin mes besimtarëve dhe dashurinë ndaj Krijuesit. Prandaj, festa e Kurban Bajramit, festë kjo e cila karakterizohet me dy ngjarje madhore, përmes Haxhit dhe Kurbanit, që simbolizon sakrificën, modestinë, dashurinë dhe humanitetin në mes njëri-tjetrit, le të jetë shembull për përditshmërinë tonë, duke jetuar në harmoni dhe me dashuri. Me respekt, KRM “Pastërtia” SH.A. -Ferizaj

Falë një donacioni komunal nga ana e komunës së Ferizajt, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka pranuar një mijë kontejnerë plastik për mbeturina. Këta kontejner 120 litërsh për mbeturina, kanë për qëllim edhe selektimin e mbturinave sipar përbërjes së tyre, ku do të ndahet çelqi, letra dhe mbetjet ushqimore. Kontejnerët janë me tri ngjyrë, 600 prej të cilëve më ngjyrë të zezë, 200 më ngjyrë të verdhë dhe 200 më ngjyrë të gjelbërt. Përfituesit e parë të këtyre kontejnereve do të jenë institucionet publike, siç janë: Gjykata, Prokuroria, Policia, institucionet shkollore, spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. Shpërndarja e këtyre kontejnerëve pritet të nisë gjatë javës së ardhme, në bashkpunim me komunën.

30/92