Category Archives: perSllajder

KRM “Pastërtia”, ju uron Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Ulqin, Plavë e Guci. 28 Nëntori i vitit 1912, është Dita e  Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së shteti të parë Shqiptarë, prandaj njëherit është data më e rëndësishme në historinë e kombit tonë. Në këtë ditë duhet t’u perkulemi me gjithë nderin dhe respektin, dëshmorëve dhe atyre qe sakrifikuan çdo gjë nga jeta e tyre, për ta parë kombin dhe atdheun e tyre të lirë dhe të përparuar.

Gjatë ditës së sotme, KRM “Pastërtia” është vizituar nga i par ii komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Kryetari Aliu, gjatë vizitës së tijë në kompaninë tonë, shprehu mirënjohjen e tij për punën e gjithë atyre që u angazhuan për mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit në kohë pandemie. Gjatë falënderimit kryetari i komunës tha: “Ata që punuan në këtë kohë të vështirë, janë heronjtë e përditshëm të pastërtisë, kujdesit ndaj ambientit, rrjedhimisht shëndetit të qytetarëve, andaj nga çdo nivel i shtetit, këto ndërmarrje, meritojnë respekt e mbështetje të pafundme.” Vlenë të theksohet se përkundër kushteve të vështira, punëtorët e tri njësive operative të KRM “Pastërtia”, si Ferizaj, Kaçanik e Shtime, nuk e ndalën punën në asnjë moment për gjatë gjithë rrezikshmërisë për shërndtin publik, që ende vazhdon të jetë kërcënim.

Dita Botërore e Mjedisit festohet më 5 qershor çdo vit dhe është mjeti kryesor i Kombeve të Bashkuara për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit. E zhvilluar për herë të parë në 1974, ajo ka qenë një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për çështje mjedisore që dalin nga ndotja detare, mbipopullimi njerëzor dhe ngrohja globale, deri te konsumi i qëndrueshëm dhe krimi i jetës së egër. Dita Botërore e Mjedisit është rritur për t’u bërë një platformë globale për afrimin e publikut, me pjesëmarrje nga mbi 143 vende në vit. Yeardo vit, WED ka siguruar një temë të re që korporatat e mëdha, OJQ-të, komunitetet, qeveritë dhe të gjithë njerëzit e famshëm në botë miratojnë për të mbrojtur shkaqet mjedisore

Të respektuar klientë dhe gjithë ju besimtar të konfesionit islam në regjionin e Ferizajt, urime festa e Fitër Bajramit. Kompania Regjionale e Mbeturinave duke ju dëshiruar gjithë të mirat për këtë festë dhe shumë të tjera, gjithashtu uron që Zoti i madhërishëm të ketë pranuar agjërimin e të gjithë atyre që iu përkushtuan besimit me devotshmëri gjatë muajit të bekuar të ramzanit. Paqja, mëshira dhe solidariteti qoftë pëherë në mesin tuaj. Me respekt, Menaxhmenti i KRM Pastërtia

Të respektuar klientë dhe gjithë ju besimtar të konfesionit islam në regjionin e Ferizajt, urime festa e Fitër Bajramit. Kompania Regjionale e Mbeturinave duke ju dëshiruar gjithë të mirat për këtë festë dhe shumë të tjera, gjithashtu uron që Zoti i madhërishëm të ketë pranuar agjërimin e të gjithë atyre që iu përkushtuan besimit me devotshmëri gjatë muajit të bekuar të ramzanit. Paqja, mëshira dhe solidariteti qoftë pëherë në mesin tuaj. Me respekt, Menaxhmenti i KRM Pastërtia

Kompanitë Ragjionale te largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave në nivel te Kosovës si: KRM “Pastërtia”, Sh.A-Ferizaj, KRM”Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, KRM “Ambienti”, Sh.A-Pejë, KRM “Çabrati”, Sh.A-Gjakovë, “Ekoregjioni”, Sh.A-Prizren, KRM “Uniteti”, Sh.A-Mitrovicë, sot me dt.08.05.2020 mbajtën një protestë paqësorë brenda ambientit te oborrit te Kompanisë “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, për mospërfshirjen e këtyre kompanive ne Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikes se Kosovës. Protesta u përfaqësua nga 6 kompanitë publike me ekipë përcjellëse dhe kryeshefat ekzekutiv nën monitorimin e Policisë se Kosovës, e cila protestë u mbajt si shenjë paknaqësie ne lidhje me Vendimet e Qeverisë se Republikes se Kosovës në mospërfshirjen e punëtorëve te kompanive te grumbullimit dhe largimit te mbeturinave ne nivel te Kosoves në Pakon Emergjente Financiare, te cilët nuk e meritojnë te anashkalohen. Gjatë protestës përfaqësuesit e kompanive te menaxhimit te mbeturinave ne nivel te Kosovës treguan për problemet financiare me te cilat po ballafaqohen këto kompani, po ashtu u tregua…

Read more

Komisinoi rekrutues për shqyrtimin e konkursit Nr-975 ka anuluar konkursin e datës 12.03.2020, për pozitën Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, pasiqë për konkursin e larpërmendur nuk është pranuar asnjë aplikacion, respektivisht asnjë kandidat nuk ka aplikuar në këtë konkurs. Andaj duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin public u vendos sin ë dispozitiv të këtij vendimi. Gjithashtu, Komisioni i Audimit (Komisioni Vlerësues), për shkak të situatës së krijuar me pademinë  COVID – 19, rishpalljen e Konkursit për pozitën e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm në KRM “Pastërtia” Sh.A.Ferizaj, e shtyen deri në krijimin e kushteve që mundësojnë zhvillimin normal të procedurave të Konkursit të bazuar në ligi.

Në vazhdën e përkrahjes së punëtorëve të KRM “Pastërtia”, është bashkangjitur edhe rrobaqepsia “Arta” në Shtime, e cila ka dhuruar 100 maska mbrotjëse, për njësinë e kompanisë në atë komunë. Njerëz të vullnetit të mirë, të cilët janë krah punëtorëve që edhe në kohë pandemie tregojnë zemërgjerësinë e tyre sikur edhe mirënjohje, për punën që bëhet edhe në kohë të vështira. KRM “Pastërtia”, falënderon përzemërsisht të gjithë ata që po ndihmojnë, derisa zotohet se do të kryej detyrat me përgjegjësi të lartë, përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet. Gjithashtu, përsërisim apelin tonë që të respektohet orari dhe lokacioni I caktuar për grumbullimin e mbeturinave, në mënyrë që së bashku ta ruajm mjedisin dhe shëndetin tonë, sidomos në këtë kohë pandemie. #Rri n’shpi, ne nuk mundemi ju po!

Në këtë kohë të vështirë për gjithë qytetarët sikur edhe për KRM “Pastërtia”, njerëz të vullnetit të mirë, vazhdojnë të na qëndrojnë pran. Sot, Fondacioni “Dr. Sami Spahiu”, vizitoi kompaninë tonë me ç’rast dhuroi maska dhe doreza për punëtorët të cilët janë në detyrë, përkundër kushteve të rënduara në këtë pandemi. KRM “Pastërtia”, I është mirënjohëse këtij fondacioni, sikur edhe të gjithë atyre që kanë shprehur gatishmëri, që bashkërisht të luftojmë një të keqe që ka goditur gjithë globin. #Rri n’shpi, ju mundeni ne jo!

KRM “Pastërtia” në Ferizaj, krahas punëve të përditshme në bartjen e mbeturinave vazhdon edhe me aktivitetin e larjës dhe dezinfektimin e rrugëve në në qytetin tonë. Punëtorët e kompanisë, janë në krye të detyrës për të siguruar një ambient të pastër, prandaj apelojmë tek qytetarët të respektojnë orarin dhe të zgjedhin lokacionin për grumbullimin e mbeturinave. Gjithashtu ripërsërim apelin që mjetet mbrojtëse nga virusi Koronoa, ti mbështjellin mirë në mënyrë që të mos rrezikojnë punëtorët, që edhe në këtë kohë nuk ndalen. E gjitha kjo po bëhet me qëllim të minimizimit të përhapjës së pandemisë Covid-19. Së bashku ta kemi një ambient më të pastër! #Rrinshpi, ju mundeni, Ne jo!

10/92