Brenda natës është krijuar deponi ilegale e mbeturinave në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”

Brenda natës është krijuar deponi ilegale e mbeturinave në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”

13579866_10206510363829705_403298296_oNë rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj gjatë natës së mbrëmshme është krijuar një deponi ilegale e mbeturinave, me çrast qytetarë të papërgjegjshëm kanë hudhur bërllok jashtë kontejnerit nëntokësor. Përveç degradimit të ambientit, aty ka një kundërmbim të padurueshm thonë banorët përreth, me çrast zyrtarë të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë verifikuar gjendjen.

13589222_10206510363029685_216592421_oUdhëheqësi I operativës së kompanisë, tha se një gjendje e tillë ishte edhe para dy ditëve, por që pas intervenimit është sanuar gjendja dhe ishte kthyer në normalitet, gjatë natës mes të Hënës dhe të Martës. Për me keq, derisa gjithë këto mbeturina janë të shpërndara në hapësirën në nisje të parkut në atë pjesë të qytetit, kontejneri nëntokësor vazhdon të jetë I zbrazët, me hapësirë për të marrë spaku gjysmën e atyre mbeturinave.

13570225_10206510363509697_89167278_oPër të mos lejuar që një gjë e tillë të përsëritet kompania ka kërkuar edhe ndihmën e Inspotarit Komunal të Mjedisit, i cili autoritet do të duhej edhe të ndërmarre masa ndëshkues për keqbërësit.

Kompania “Pastërtia” apelon tek qytetarët, e sidomos tek banorët përreth atij vendi, që me rastin e parë kur hasin në personat që hudhin mbeturina të tilla, të lajmrojnë Policinë e Kosovës, e cila edhe ka autorizim për të gjobitur ndotësit e mjedisit.