Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastërtia” më 26.11.2014 mbajti mbledhjen e rregulltë.

Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastërtia” më 26.11.2014 mbajti mbledhjen e rregulltë.

Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastërtia” më 26.11.2014 mbajti mbledhjen e rregulltë. Mbledhja kishte për rend dite:

  1. Hapja e mbledhjes;
  2. Mungesat dhe arsyet e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve;
  3. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  4. Raporti i  Auditimit të jashtëm dhe të Brendëshëm;
  5. Shqyrtimi  i Rregullores për funkionimin e  punës dhe sigurimi i kushteve optimale  për anëtarët e Bordit të Drejtorëve;
  6. Raporti  i përgjithëshëm  i  Kryeshefit  Ekzekutiv;
  7. Të ndryshme;

Mledhja  e Bordit  u  hap nga  kryesuesi  në të  cilën  ishin të  pranishëm  të  gjithë pjesëmarrësit e paraparë ,të cilët miratuan  procesverbalin e mbledhjes së kaluar.

Në mbledhje  u miratua  pa  kundershtime Raporti I Auditorit të  jashtëm dhe  të Brenshëm.

Pika  e   pestë  e  rendit të  ditës   rreth   Rregullores  së  funksionimit  të punës  dhe  sigurimi  I  kushteve  optimale  për  anëtarët e  Bordit  u diskutua  mjaftë  gjatë   dhe mbeti  që të  shqyrtohet dhe  të  plotësohet    në mbledhjen  e ardhëshme .

Raporti  I përgjithëshëm  I Kryeshefit  Ekzekutiv  kishte  të  bënte  më shumë  rreth takimeve  të   tij të  mbajtura  ndërmjet dy mbledhjeve  të Bordit  të  Drejtorëve  të  cilat  ishin me interes për kompaninë tonë  ,që   vlenë  të   ceken  disa prej tyre:

-Takimi me përfaqsuesit  e  Garkos .Ku  u diskutua  fillimi    I punës  I kësaj kompanie  për ndarjen  dhe riciklimin e mbeturinave.

-Punëtoria  e mbajtur në Pejë “Kostoja  dhe  çmimet  e shërbimeve  të  MMN(Menagjimi I Mbeturinave të  Ngurta)”

Kryeshefi Ekzekutiv  informoi të pranishmit  edhe  me  aktivitete  e tjera të  kompanisë të cilat  u   kryen   gjatë  periudhës  ndërmejt   mbledhjes së  kaluar  dhe mbledhjes së  tanishme të Bordit të Drejtorëve :
-Furnizimi I Kompanisë  me  një  kamion të mundësuar  nga  Grandi Qeveritar.
-Hapja  e pikave të reja  të  shitjes (Arkave ).
-Riparimi iI kulmit  të objektit  të Njësisë së Kaçanikut .
-Funksionalizimi  I dy  kamionëve  për  dimër.

Mbledhja  përfundoi  me diskutimet   për  pregaditjet  qe   bëhen  nga kompania  jonë  për  Festën e Flamurit .