NJOFTIM PËR ANULIM TË KONKURSIT
Komisioni përzgjedhës për pozitën Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj, më datën 13.10.2020, pas shqyrtimit të dokumenteve-aplikacioneve të kandidatëve që kanë aplikuar për vendin e punës Zyrtar për Auditim të Brendshëm kanë vërtetuar se nga të gjitha aplikacionet e pranuara prej kandidatëve vetëm njëri prej tyre i plotësonte kushtet e përcaktuara në konkurs.Andaj, Komisioni përzgjedhës, duke u bazuar në Nenin 6, paragrafi 5 nënparagrafi 5.1 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik kanë anuluar Konkursin e Rishpallur Nr.2197, për pozitën e Zyrtar për Auditim të Brendshëm.
KONKURS
Për vende të punës: Nr. i referencës se pozitave të punës: Një (1) Zyrtar/e Ligjor Nr. 1 – 2659 Një (1) Kontroll Tereni Nr. 2 – 2659 Një (1) Arkatar/e Nr. 3 – 2659 Një (1) Vozitës me kategorin ”C” Nr. 4 – 2659 Një (1) Rojtar Nr. 5 – 2659 Katër (4) Punëtorë Fizik Nr. 6 – 2659 Përgjegjësi mbikqyrëse: Jo Raportimi: Udhëheqësve të lëmive përkatës Orari i plotë i punës: Po Kohëzgjatja e emërimit, Periudha e punës 1 vjeçare me mundësi vazhdimi Koeficientet: Në harmoni me politikat zhvillimore të Kompanisë Vendi i punës: Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime Dokumentet e nevojshme: Aplikacionin për punsim; Letër motivimi; CV-ja (Biografia) ; Dëshmi mbi përvojën e punës; Kopja e letërnjoftimit; Dëshmia për kualifikim; Dëshminë që nuk është nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj. Përshkrimi…