Monthly Archives: November 2016

KRM “Pastërtia”, ju uron Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Ulqin, Plavë e Guci.   28 Nëntori i vitit 1912, është Dita e  Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së shteti të parë Shqiptarë, prandaj njëherit është data më e rëndësishme në historinë e kombit tonë.   Në këtë ditë duhet t’u perkulemi me gjithë nderin dhe respektin, dëshmorëve dhe atyre qe sakrifikuan çdo gjë nga jeta e tyre, për ta parë kombin dhe atdheun e tyre të lirë dhe të përparuar.   Urime!

Njoftimi në gjuhën Shqipe Njoftimi në gjuhën Serbo-Kroate   [wpfilebase tag=file id=19 tpl=filebrowser /] [wpfilebase tag=file id=20 /]

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka ngritur disa herë zërin për shkelësit e ligjeve në fuqi për mbrojtjen e ambientit dhe të mbeturinave, por që për këta shkelës shumë rrallë herë janë ndërmarrë masa. Këtë herë organet përkatëse kanë një video të postuar nga qytetarët në Facebook, madje duke e gjykuar si gjest të ulët, xhiruesit I thonë edhe numërat e tabelave të atij kamioni, që e bënë shumë më të lehtë identifikimin e përgjegjësve.   KRM “Pastërtia”, edhe njëher kërkon bashkpunimin e qytetarëve, OJQ-ve të ndryshme por mbi të gjitha të organeve kompentente ligjzbatuese, që të ndërmarrin masa për të mbrojtur pastërtinë e qytetit dhe komunës së Ferizajt.

  Pak pas mesditës së djeshme për shkat të një moskejdesi, janë dhezur kontejnerët nëntokësor të cilët gjinden përballë komunës, e për çka Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” ka paraljamëruar disa herë për kujdes. Kjo sepse ne po përballemi çdo ditë me situata të tilla, me çrast konjtejnerëve po u vihet flaka me apo pa qëllim, por që kompania po dëmtohet rënd. Për të shuar zjarrin në kontejnerin para komunës është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve. Në KRM “Pastërtia”, mendojnë se është koha kur thirrjet e tyre duhet të mirren seriozisht edhe Policia e Kosovs, e cila përveç që mund të shqiptojë gjobë mandatore, ajo mund edhe të gjejë shumë leht zjarrvënësit përmes kamerave publike në qytetin e Ferizajt. KRM “Pastërtia”, edhe njëherë u bën thirrje qytetarëvë që të mos hudhin prushin, hirin apo çfardo që mund të nisë flakën nëpër kontejner, sepse nuk dëmtohet vetëm kompania por dëmtohet edhe vetë…

Read more

Njoftimi në gjuhën Shqipe Njoftimi në gjuhën Serbo-Kroate    

Vetëm gjatë muajit tetor Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka bartur 2 milion e 55 mijë e 70 kilogram mbreturina nga tri komunat ku operon, Ferizaj, Kaçanik e Shtime. Sipas të dhënave të grumbulluara nga të trija njësitë operative, del që komuna e Ferizajt prinë me mbeturina, ku kompania jonë ka bartur rreth 1 milion e 800 mijë mbeturina, të cilat I ka dërguar nëpër deponitë e ndryshme. E dyta njësi është ajo e Shtimes e cila gjatë muajit të kaluar ka bartur rreth 260 mijë kilogram, duke I deponuar ato në Gërlicë, Velekincë të Gjilanit dhe në Prishtinë. Ndërkaq komuna e Kaçanikut në muajin tetor ka krijuar rreth 218 mijë kilogram mbeturina, të cilat I ka hequr njësia operative e KRM “Pastërtia”. Sipas operativës së KRM “Pastërtia”, rreth 834 mijë kilogram mbeturina janë zbrazur në deponinë në Gurëz, 119 mijë janë zbrazur në Gjilan, ndërkaq këtë muaj kjo kompani…

Read more

  Pas publikimit të një deklarate absurde të një të ashtuquajturi Forum Regjional i Organizatave Joqeveritare FRO-05, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” është e detyruar të reagojë kundër shpifjeve si dhe dezinformtave që ky trup ka plasuar në medie.   Duke nisur që nga fotografitë e postuara *(shih atë me kontejner) prapavija tregon se në fakt ky Forum është vonuar me reagim pasi njëra nga fotot tregon se është nga koha e verës derisa ne i jemi afruar dimrit, kështuqë kjo tregon më së miri sinqeritetin dhe seriozitetin e kësaj organizate. Në fakt ripërtypja e këtyre fotografive tregon përtacinë e këtij Forumi që nuk mundohet të del nga zyra në terren të fotografoje gjendjen sot, dhe flet me foto të arkivit, derisa në anën tjetër është kompania ajo e cila, në vend të dy orareve angazhohet edhe me dy turne shtesë për të mbledhë mbeturinat dhe për ta pastruar qytetin.…

Read more

Kompania Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, me tri njësitë operative të saja në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, ka paralajmruar mbi dy mijë klientë të vetë se do të nisë procedurë përmbarimore, ndërsa mbi dy qind prej tyre kanë përfunduar në përmbarues privat.   Ekipe të kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, janë çdo ditë në terren, për të shpërndarë paralajmrimet e fundit para urdhërit për përmbarim, përshkak të borxheve të shumëta të klientëve ndaj kompanisë. Procedurës së përmbarimit I kanë shpëtuar ata klient të cilën kanë arritur marrëveshje me KRM “Pastërtia”, për riprogramim të borxhit, në mënyrë që pagesat të bëhen me këste. Sipas zyrtarëve të kompanisë, target të deritashëm kanë qenë bizneset të cilat edhe kanë borxhet më të mëdha, ndërkaq janë ato të cilët kontestojnë më së shumti borxhet e tyre. Pas çdo paralajmërimi, pala ka një afat shtatë ditor për të bërë marrëveshje me kompaninë, ndërsa ata të cilët…

Read more

Njoftimi në gjuhën Shqipe Njoftimi në gjuhën Serbo-Kroate    

  Në takimin e rregullt të bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, temë kyçe ishin dy çështje të rëndësishme, si raporti I punës për nëntë muajt e kaluar por edhe shqyrtimi I planit biznesor 2017-2019.   Sipas raportit 9 mujor, KRM “Pastërtia”, ka kryer me sukses punët e saja në terren me të tri njësitë operative, në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime. Përkundër vështirësive me makinerinë e vjetëruar, volumin e madh të punës dhe me mosrespektimin e orarit të hudhjes së mbeturinave nga ana e qytetarëve, del që kompania është kujdesur shumë mirë për higjienën e tri komunave të rajonit të Ferizajt. Ajo që u veçua në këtë raport 9 mujor, ishte puna e inkasimit e cila krahasuar me periudhën e njejt të vitit të kaluar ishte dukshëm më e mirë. Sipas zyrtarëve të KRM “Pastërtia”, gjatë raportimit para bordit të drejtorëve, inkasimi sivjet e ka tejkaluar periudhën…

Read more

10/10