Monthly Archives: June 2016

Njoftimi ne Gjuhen Shqipe Njoftimi ne gjuhen Serbo-Kroate

Në mbledhjen e 7-të të bordit të drejtorëve të KRM “Pastërtia”, Kryeshefi ekzekutiv në raportin e punës  tremujore, paraqiti të dhëna që dëshmuan se janë ulur shpenzimet ditore.   Bordi I drejtorëve të kompanisë regjionale për mbeturina “Pastërtia”, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të shtatën me radhë, në të cilën ndër të tjerat u diskua për raportin e auditorit të brendshëm dhe raportin e punës për tremujorin e kaluar. Kryesuesi I bordit të drejtorëve, Ilmi  Statovci gjatë takimit, kërkoi llogari për mbarvajtjen e punës në kompani, gjegjësisht për tremujorin e kaluar. Ndërkaq përgjigje për punët dhe format e funksionimit për periudhën e lartcekur  foli menagjeri i operatives, Agim Rexhepi. Statovci por edhe anëtarët e tjerë u dakorduan se është e rëndësishme që zyrtarët e terrenit të paraqesin raport javor  me shkrim tek përgjegjësi i njësisë. Meqë sipas tyre një raport I tillë nga zyrtarët e terrenit do të shtonte efikasitetin…

Read more

Udhëheqës të KRM “Pastërtia” dhe përfaqësues të GiZ-it gjerman takuan punëtorët e njësisë operative të kësaj kompanie në Shtime, me ç’rast u bashkëbisedua për të rritur volumin e punëve, në mënyrë që të fitohet gara e cila është duke u zhvilluar mes kompanive publike të mbeturinave në 16 komuna.      Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastërtia”, Dugagjin Etemi, u tha punëtorëve të njësisë në Shtime, se ky vit është më sfiduesi që nga paslufta, pasi në garë janë edhe 15 komuna të tjera, për të pasur një mjedis më të pastër. Kryeshefi Hetemi, tha se me fitoren e garës, do të vijnë grantet nga të cilat do të përfitojë kompania, e që do të lehtësojë punën e punëtorëve në terren. Ai gjithashtu ju tha punëtorëve që serioziteti dhe përkushtimi i shtuar në punë gjatë këtij viti, do të thotë tejkalim dhe njëherit zgjidhje afatgjate edhe për problemet financiare me të…

Read more

23/23