Monthly Archives: April 2016

Njoftimi ne Gjuhen Shqipe   Njoftimi ne gjuhen Serbo-Kroate

    Data: 26.04.2016 Mbledhjen e Përgjithëshme të Komisionit Komunal të Aksionarëve me Bordin e Drejtorëve të Krm”Patsërtia” Sh.a e shpalli të hapur kryesuesja Abetare Kurti .Gjatë mbledhjes u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar ,mbledhja vazhdoi me diskutime për gjendjen e kompanisë ,Raportin Vjetor të Punës 2015 dhe Raportin e Auditorit të Jashtëm për vitin 2015.Në këtë mbledhje u miratuan dy raportet.Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe pikat tjera të rendit të ditës të parapara me këtë agjendë. Anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve gjatë mbledhjes dhanë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre për çështjet të caktuara me qëllimit të përmirësimit të gjendjes , ata ishin të kënaqur me ecurine e zhvilllimeve nëpër të cilat ka kaluar kompania.Mbledhja përfundoi me dëshirën dhe shpresën që gjendja në kompani të ketë vetëm përmirësime dhe përparime .      

Kompaninë regjionale të mbeturinave “Pastërtia” sh.a  e  vizitoi ekspertja e kompanisë gjermane SES, e angazhuar nga GIZ për projektin “Gara për mjedis të pastër” në Kosovë, Ute Sonnen. Gjatë vizitës   znj.Ute Sonnen  pati  takim  me anëtarët e Bordi të Drejtorëve  dhe  Kryeshefin Ekzekutiv në të  cilin  u njoftua për gjendjen aktuale   të  kompanisë , problemet  dhe  veshtirësite  që  po  i  has kompania  dhe  punëtorët e  saj  gjatë  procesit  të punës. Znj .Sonnen  vizitoi  edhe  punëtorinë e kompanisë dhe  u njoftua    për  punën   në  terren. Ekspertja Sonnen   ofroi mbështetje  për anëtarët  e Bordit  si dhe përkrahje për  kompaninë  tonë .

Menaxhmenti  i  Krm”Pastërtia”Sh.a në  bashkpunim  me  Giz-in  gjerman   organizoi  një  takim  me punëtorët  e  kompanisë . Takimi  kishte  qëllim informues rreth ecurisë  për   garën e cila po zhvillohet ndërmjet kompanive publike të mbeturinave për të përfituar projektin e financuar nga I Giz-I gjerman dhe aksionet e kompanisë për të pasur një mjedis më të pastër

[embeddoc url=”http://kreativiteti.com/pastertia.com/site/wp-content/uploads/2016/04/Lista-e-klienteve-te-Amvisnise-3.pdf”]

[embeddoc url=”http://kreativiteti.com/pastertia.com/site/wp-content/uploads/2016/04/Lista-e-klienteve-komercial.pdf”]

[embeddoc url=”http://kreativiteti.com/pastertia.com/site/wp-content/uploads/2016/04/Raport-i-Mbledhjes-29.03.2016-1.doc” viewer=”microsoft”]

7/7